Formacionet zyrtare, Shkëndija – Trakai

Skuadra e Shkëndijës me fillim në ora 17:00 në stadiumin “Mladost” në Strumicë do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të turit të tretë eliminatorë të Liga Evropa përballë lituanezëve të Trakait.

Mysafirët futen në këtë ndeshje me epërsinë minimale 2:1, ndërsa bazuar në këtë rezultat dhe nevojën e shënimit të golit, Qatip Osmani ka vendosur që në takimin e sotshëm në fushë të zbresë një formacion sulmues.

Treshja tashmë e njohur, Hasani, Ibraimi dhe Radeski do të ketë në ndihmë Besart Abdurrahimin, i cili do të zëvendësojë të ndëshkuarin, Stenio Zhunior, teksa një zëvendësim tjetër, Osmani ka qenë i detyruar të bëjë edhe në mbrojtje, ku vendin e Ardian Cuculit, do ta zë futbollisti nga Tirana, Olsi Teqja.

Enur Totre sërish sikurse një javë më parë, do të zë vendin e Stefan Vujçiç në mesfushë, ku do luaj bashkë edhe me Armend Alimin.

Sa i përket formacionit kundërshtarë, Vasilenko nuk ka ndryshuar asgjë në formaiconin e tij, duke vendosur që tu besojë 11 futbollistëve të njëjtë, sikurse edhe në ndeshjen e parë në Lituani.

 

Formacionet zyrtare:
SHKËNDIJA: Zahov, Todorovski, Bejtullai, Teqja, Çelikoviç, Alimi, Totre, Abdurrahimi, Radeski, Hasani dhe Ibraimi.
TRAKAI: Plukas, Vakili, Klimaviçius, Janushevskis, Borovskij, Shyshka, Vorobjavas, Silenas, Byçenok, Dorlej, Maksimov.

 

Leave a Reply