Reali shfrytëzon rastin, i rrëmben Nejmarin Barcelonës!!!

Real Madridi është i gatshëm të përfitoj nga situata e krijuar rreth telenovelës, “Nejmar”, të cilin dëshiron ta transferojë në “Santiago Bernabeu”.

Federata Spanjolle ka refuzuar një çek me vlerë prej 222 milionë euro për transferimin e Nejmarit tek PSZH-ja me arsyetimin klauzola e brazilianit vlen vetëm për në La Liga.

Menjëherë pas kësaj, Barcelona ka filluar lëvizjet në mënyrë që të bllokojë një transfertë të mundshme të brazilianit drejt rivalëve të përjetshëm, Real Madridit.

Sipas “Mundo Deportivo”, klubi “katalanas” po synon të vendosë një klauzolë të re për të mos lejuar që Nejmar të nënshkruajë me “mbretërit”, të cilët janë të gatshëm për të përfituar nga rasti.

Pas gjithë ndodhive të fundit, Nejmar e ka të pamundur të mendojë një rikthim në “Kamp Nou” ku tashmë shumë tifozë e urrejnë atë, ndërsa një gjë të tillë e dëshmuan me djegien e fanellave të tij.

Leave a Reply