Shorti për dy ligat e Dyta dhe Kupën hidhet të hënën

Të hënën (07 gusht) me fillim në ora 11:00 në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të hidhet shorti për përcaktimin e orarit të ndeshjeve të Ligës së Dytë, Lindje dhe Perëndim për sezonin 2017/2018 si dhe për ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Maqedonisë.

Duke filluar nga ky edicion, Liga e Dytë do të numrojë gjithsej 20 skuadra, mirëpo të ndara në dy konferenca Lindje dhe Perëndim, në mesin e të cilave ka skuadra që kanë luajtur vite me rradhë edhe në mesin e më të mirëve.

Kur jemi tek elita e futbollit vendor, duhet përmendur se javë më parë u hodh shorti për ndeshjet e sezonit 2017/2018, ku që në start, që në javën e parë do të jemi dëshmitarë të derbit të madh midis Shkëndijës dhe Vardarit, ndeshje kjo që në program do të jetë me datë 12 gusht, teksa ndeshjet tjera të javës së parë në elitën e futbollit vendor do të zhvillohen një ditë më vonë.

Sa i përket startit të ndeshjeve në Ligën e Dytë, ato janë paraparë të zhvillohen me datë 26 gusht.

Leave a Reply