Ibraimi flet për gjasat e Maqedonisë në Euro2021, por edhe mundësinë që sërish të luaj me ekipin përfaqësues!

Agim Ibraimi duke folur për paraqitjet e tij me Kukësin dhe Superligën shqiptare, nuk ka mundur si të mos e prek edhe temën e përfaqësueses së Maqedonisë, që këtë vit për herë të parë në histori do të luaj në një Europian futbolli. I pyetur rreth gjasave të “verdhekuqve” në këtë europian, Ibraimi thotë se vendi i dytë në grup është i hapur për të gjithë.

“Me lojën që kanë treguar, unë mendoj se vendi i dytë është i hapur për të gjithë. Dihet se futbolli sot na ka sjell shumë befasi dhe besoj se edhe Maqedonia mund të befasojë në grupet e Europianit. Unë besoj se do të japin maksimumin, nëse do jem unë i gatshëm do ta ndihmoj me kënaqësi përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut”, është shprehur Ibrahimi për Klan Maqedoni.

Kujtojmë Maqedonia në Europianin këtij viti do të luaj në grupin “C”, së bashku edhe me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.

Leave a Reply