KF Vardari bëhet me trajneri të ri

Pas ndryshimeve të bëra në udhëheqësi, KF Vardari nga Forina e Gostivarit, ka njoftuar edhe për ndryshime në stafin teknik, njofton “infOSport.mk”.

Kështu drejtuesit e ri të skuadrës që garon në Ligën e Dytë – Perëndim, kanë vendosur që postin e trajnerit për sezonin e ri garues 2020/2021 t’ia besojnë, Ilami Iseinit.

Ky i fundit në këtë post zëvendësonë Gajur Rexhepin, ndërsa mësohet se ndihmës i tij do të jetë Sebajdin Aliji.

Ndryshe Iseini është nga Gostivari dhe ka një histori të suksesëshme gjatë karrierës së vet, ndërsa gjithashtu është njëri ndër meritorët e stafit të trajnerëve gjatë suksesit të KF Gostivarit, kur kjo skuadër arriti që të luaj edhe në ligën e parë.

Leave a Reply