Ndeshja Maqedoni-Kosovë në Shkup do luhet pa tifoz!?

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kombeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ende nuk ka ndonjë datë të caktuar se kur mund të zhvillohet. E njëjta ishte anuluar në dy raste, ndërsa tashmë muajt tetor dhe nëntor shihen si muaj të mundshëm kur kjo ndeshje mund të zhvillohet.

Sipas Evelin Kristilin, anëtares së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, sfidat e balotazhit të Ligës së Kombëve mund të zhvillohen pa prezencën e publikut edhe nëse ato zhvillohen në muajin tetor.

“Stadiumet mbeten të zbrazur dhe për këtë do të diskutojmë në takimin e Komitetit Ekzekutiv. Shumë faktor ndikojnë në këtë vendim, ndërsa më kryesore është pandemia “Covid 19” dhe sa janë të prekura vendet, ku do të luhet futbolli. Është një problem kompleks, andaj nuk duhet të udhëhiqemi nga pasioni, por vendimi i drejtë,” – është shprehur Evelin Kristilin, e cila është pesimiste për rikthimin e shpejtë të tifozvë në stadiume.

Takimi i Komitetit Ekzekutiv është caktuar më 17 dhe 18 qershor, ku do të caktohen datat e sakta të balotazhit dhe nisjes së sezonit të ri në futbollin evropian, edhe pse zërat e parë thonë se ndeshjet gjysmëfinale në program do jenë gjatë muajit tetor, teksa ato finale në muajin nëntor.

Leave a Reply