Përsëritet historia, Skënderbeu sërish me Dinamo Zagrebin

Përsëritet historia. Skuadra shqiptare e Skënderbeut sërish do të luaj kundër Dinamo Zagrebit në fazën “Play-Off” të Liga Evropa. Është kjo hera e dytë që skuadra korçare do të luaj ndaj shumë herë kampionëve të Kroacisë, të cilët dy sezone më parë eliminuan skuadrën shqiptare, atë kohë nga faza “Play-Off” e Ligës së Kampionëve Evropian.

Pa dyshim se është ky një rast për hakmarrje nga ana e “ujqërve”, të cilët ndeshjen e parë do ta zhvillojnë si vendas në “Elbasan Arena” me 17 gusht, teksa një javë më pas këto dy skuadra do të ndeshen në “Maksimir”.

Leave a Reply