Sejfullahu me dy tjerë përfaqësojnë Maqedoninë në Botërorin e mundjes

Mundësi i klubit Liria, Elmedina Sejfullahu së bashku me Vladimir Egorov dhe Madomedgadjin Nurovin do ta përfaqësojnë Maqedoninë në Kampionatin Botëror në mundje që po zhvillohet në Paris të Francës.

Tre mundësit me në krye seleksionuesin Lulzim Vrenezin dhe kryetarin e federatës së mundjes, Betim Vrenezi sot kanë arritur në Paris. Sejfullahu do të garojë të premten në kategorinë deri në 61 kg dhe Egorovi në të njejtën ditë që do të luftojë në 57 kg, ndërsa Nurovit gara iu është përcaktuar të shtunën në 97 kg.

Leave a Reply