Fetel vazhdon bashkëpunimin me Ferarin

Piloti gjerman, Sebastian Fetel ka vazhduar bashkëpunimin me skuderinë e Ferarit deri në vitin 2020.

Ekipi nga Maranello ka konfirmuar marrëveshjen e re me pilotin gjerman, i cili do të jetë pjesë e skuadrës italiane edhe për tre sezone të tjera.

Katër herë kampioni i botës në Formula 1 ka qenë i vendosur të mbetet në Ferrarri duke u dhënë fund spekulimeve rreth largimit të tij nga Ferari pas përfundimit të këtij edicioni.

Aktualisht Sebastian Fetel kryeson në renditjen e pilotëve me 202 pikë, duke lënë pas vetes britanikun Luis Hamilton me 188 pikë dhe finlandezin, Valteri Botas, që ka tubuar 169 pikë.

Leave a Reply