Bast prej 1 milion dollarë për duelin e boksit Majvedher -MkGregor

Qyteti i Las Vegas po përgatitet të presë duelin e madh të boksit mes Konor MkGregor dhe Flojd Majvedher. Kjo sfidë pritet me padurim, ku boksieri amerikan konsiderohet dukshëm si favorit për të fituar këtë luftë.

Tashmë madje kjo sfidë ka filluar të kuotohet edhe në baste, ku spikat shifra prej një milion dollarësh e vendosur në favor të Majvedher, nga një person emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Kjo është shifra më e lartë e vendosur deri në këtë moment për këtë sfidë, një lëvizje që konsiderohet se ka një rrezik shumë të lartë për personin që e ka vënë këtë bast.

Jay Rood, zv/president i kazinosë “MGM” ku do të zhvillohet kjo supersfidë, bëri të ditur për “ESPN”-në se ai që vendosi bastin prej një milion dollarësh në favor të Majvedher është një klient i famshëm.

Përllogaritjet flasin se ky person do të sigurojë një fitim neto prej 182 mijë dollarësh në rast se Majvedher do të mundte irlandezin, MkGregor.

Leave a Reply