Formacioni i Junajtedit me Ibrahimoviçin

Zlatan Ibrahimovic edhe sezonin e ri do të luaj me fanellën e Mançester Junajtedit, me të cilën skuadër ditë më parë vendosi të vazhdojë kontratën.

Sulmuesi suedez shpreson që në sezonin e ri të arrijë që të fitojë titullin kampion, pasi Mourinho ka një ekip shumë më të kompletuar.

Fanellën me numrin 9-të sezonin e ri do ta mbajë përforcimi më i shtrenjtë i “Djajve të Kuq” gjatë merkatos së verës, Romelo Lukaku, ashtu që Ibra tashmë do të mbajë pas shpinës atë me numrin 10-të. Por si do të rreshtohet skuadra e Mançester Junajtedit me suedezin në formacion?

“The Sun” ka publikuar një vendosje të mundshme, teksa mund të kalohet edhe në vendosjen 4-2-2-2, teksa i sakrifikuari në këtë rast është spanjolli Huan Mata.

Leave a Reply