Bunjamin Shabani mungon ndaj Pobedës

Sulmuesi i krahut, Bunjamin Shabani nuk do të jetë në disponim të trajnerit Ardian Nuhiu, për ndeshjen që FC Shkupi do ta zhvillojë sot në transfertën ndaj Pobedës në Prilep, njofton “infOSport.mk”.

Futbollisti kumanovar u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Shkëndijës, në të cilën ndeshje skuadra nga Çairi pësoi disfatë me rezultatin 3:0. Mirëpo lajm i mirë për trajnerin Nuhiu, është se në skuadër rikthehet dyshja Shpend Asani – Shqiprim Taipi, të cilët munguan në ndeshjen ndaj Shkëndijës, nga e cila skuadër janë të huazuar dhe në marrëveshjen paraprake mes klubeve, ata nuk kishin të drejtë loje.

Ndeshja ndërmjet Pobedës dhe Shkupit starton në ora 16:30 dhe e njëjta do të zhvillohet në stadiumin “Mogilla” në Prilep.

Leave a Reply