Shkupi ndërpretë bashkëpunimin me Emre Xhan dhe Shpend Asanin

Emre Xhan dhe Shpend Asani janë larguar nga FC Shkupi, pasi iu kanë përfunduar kontratat e huazimit që kishin me skuadrën nga Çairi. Faqja zyrtare e Shkupit ka njoftuar se kanë ndërprerë bashkëpunimin me dy futbollistët e huazuar dhe njëashtu i falemenderon për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit të tyre te Shkupi.

Turku Xhan zhvilloi vetëm gjysmësezonin pranveror të “bardhekaltërit” si huazim nga Konjaspori i Turqisë, ndërsa Asani nga radhët e Shkëndijës luajti gjithë sezon garues 2017/18 te shkupjanët. Nga FC Shkupi kanë potencuar se kryesia e tyre po punon intensivisht në prurjet e reja në skaudër si dhe për rinovimet me futbollistët tjerë që iu kanë skaduar kontratat. Pas mbylljes së sezonit në LPFM, futbollistët e Shkupit janë në pushim të merituar, ndërsa grumbullimin e parë trajneri Zekirija Ramadani e ka paraparë të jetë me 6 qershor.

Leave a Reply