Kutinjo te Barcelona, Klop ka gati zëvendësuesin e tij

Largimi i mundshëm i brazilianit Filipe Kutinjo te Barcelona, ka bërë që Liverpulli të futet në merkato, për të kërkuar zëvendësuesin e tij.

Trajneri i “Të kuqve” nga Enfilld Roud, Jurgen Klop e ka gati zëvendësuesin e tij, i cili mund të jetë Julian Draksler.

Mesfushori gjerman për momentin po kërkohet nga shumë skuadra të njohura evropiane, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Klopp e vlerëson shumë futbollistin dhe kërkon ta transferojë atë në “Enfild Roud”.

Draksler së fundmi nuk po gjen hapësirën e duhur te Paris Sen Zhermeni, nga drejtuesit e së cilës skuadër ka kërkuar largimin.

Drejtuesit e Liverpullit janë të gatshëm të ofrojnë rreth 45 milionë euro për transferimin e gjermanit në Premierligë, një shumë kjo e konsiderushme dhe e pranueshme nga ana e drejtuesve të Paris Sen Zhermenit, të cilët do të duhet tanimë të mendojnë edhe për shitjen e disa prej futbollistëve të tyre, me qëllim që të stabilizojnë financat e tyre, pas asaj blerje të bujshme të Nejmar nga Barcelona për shifrën e 222 milion eurove.

 

Leave a Reply