Shkëndija sipas planit ndaj A.Pandev (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara në sezonin e ri futbollistik, duke mundur sot para tifozëve të vetë Akademia Pandev me reuzltatin 2:1, shkruan “infOSport.mk”.

Të besuarve të trajnerit Qatip Osmani u ka mjaftuar vetëm pjesa e parë për të bërë diferencën në këtë ndeshje.

Pas një aksioni të rinisur nga Armend Alimi, ishte pikërisht ky i fundit ai i cili edhe e kurorëzoi me gol aksionin e vendasve në minutën e 18-të.

Për Armend Alimin ishte ky goli i tretë nga po aq ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se po kalon në formën e tij më të mirë. Alimi realizoi edhe dy super gola në përballjet ndaj skuadrave shkupjane, Vardarit dhe Shkupit.

Golin e dytë për Shkëndijën e realizoi braziliani Stenio Zhunior në minutën e 30-të. Alimi mjaft bukur pasoi në të djathtë për Todorovskin, i cili si me dorë gjeti në shtyllën e dytë brazilianin Zhunior, i cili nuk e pati të vështirë për të shënuar edhe golin e dytë në rrjetën e Vujanac.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë Shkëndija i lëshoi inciativën skuadrës mysafire, e cila fare në fund, dy minuta para mbylljes së takimit arriti që të shënojë golin e nderit me anë të Lupço Doriev.

Shkëndija me këtë fitore kryeson tabelën e klasifikimit e vetmuar me 9 pikë, duke lënë pas vetes Pelisterin me 7 pikë dhe Sileksin në vendin e tretë me 6 pikë, teksa Akademia Pandev me 4 pikë të tubuara pas 3 xhirove të para renditet në pozitën e katërt.

 

Leave a Reply