Dembele prezantohet te Barcelona

Osman Dembele sot edhe zyrtiarisht është prezantuar te Barcelona. 20 vjeçari francez firmosi kontratë 5 vjeçare me skuadrën katalanase, ndërsa transferimi i tij, Barcelonës i kushtoi plotë 150 milionë euro.

Në këtë situatë Dembele bëhët transferimi i dytë më i shtrenjtë në futbollin botëror, pas atij të Nejmarit që kaloi nga Barça te PSZH.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Barcelonën dhe tashmë jam këtu dhe jam i lumtur që e realizova ëndrrën”, ka thënë Dembele pas prezentimit.

Dembele bëhet përforcimi më i shtrenjtë në historinë e Barcelonës, ndërsa deri më tani këtë epitet e mbante Luis Suarez që në vitin 2014 erdhi nga Liverpuli me shumë të përgjysmuar se kjo.

Leave a Reply