ZYRTARE, Suad Sahiti, prezantohet te Skënderbeu

Lajmi i publikuar në “infOSport.mk” para disa ditëve lidhur me transferimin e Suad Sahitit te Skënderbeu, sot është bërë zyrtarë. Futbollisti kosovar i Rabotniçkit, edhe zyrtarisht është prezantuar te skuadra korçare, drejtuesit e së cilës skuadër te ai shohin zëvendësuesin ideal të Liridon Latifit, i cili ditë më parë u largua drejt kampionatit hungarez, duke nënshkruar me skuadrën e Pushkash Akademi.


PUNË E KRYER, SUAD SAHITI PJESË E SKËNDERBEUT


Mesfushori me origjinë kosovare që tre vite me rradhë ishte pjesë e Rabotniçkit, për të cilën skuadër në 69 ndeshje ka realizuar 9 gola.

Sahiti gjatë këtij sezoni të sapofilluar në elitën e futbollit vendor luajti titullar në ndeshjen ndaj Renovës në Shkup, ndërsa gjithashtu luajti në të gjitha 4 ndeshjet e Liga Europa me Rabotniçkin, duke realizuar edhe një gol në përballjen ndaj Tre Pene.

Sahiti luan në të tre pozicionet e mesfushës, si në të majtë, qendër dhe në të djathtë. Shifra e transferimit të tij ende nuk është bërë e ditur.

Leave a Reply