Turan i ka kushtuar Barcelonës 1 mln euro për ndeshje!

Arda Turan konsiderohet si një ndër blerjet më të dështuara në historinë e skuadrës së Barcelonës. Këta të fundit e kanë nxjerrë në shitje futbollistin turk, emri i të cilit ndërlidhet më një rikthim në Turqi, te skuadra e Galatasarajit.

Megjithatë një gjë të tillë mohojnë agjenti dhe vetë Arda, i cili dëshiron që edhe më tej të jetë pjesë e La Liga-s.

Arda te Barcelona u transferua në sezonin 2015-16, ndërkohë që nuk është aktivizuar që nga janari i vitit 2016. Ai skuadrës “katalunase” i ka kushtuar gati

1 milionë euro mesatarisht për ndeshje (36 ndeshje 5 gola).

Rikujtojmë Barcelona për shërbimet e tij Atletiko Madridit i pagoi 34 milionë euro, por ai asnjëherë nuk mundi të gjejë hapësirën e duhur në një skuadër të mbushur me yje në repartin e sulmit. Arda nuk bën pjesë as në planet e trajnerit të ri të “katalunasve”, Ernesto Valverde.

Leave a Reply