Zekirija Ramadani jep dorëheqje nga Trepça ’89

Trajneri shkupjan Zekirija Ramadani ka dhënë dorëheqje nga skuadra e Trepçës ’89. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vet trajneri Ramadani pas disfatës të pësuar nga Vllaznia e Pollozhani.

“Nuk jam më trajner i Trepçës ’89. Edhe me presidentin komunikova pas ndeshjes dhe ma konfirmoi. Kjo ishte ndeshja e fundit si trajner i 89-shit. Kjo është puna jonë, kur s’ka rezultate, duhet të shkojmë”, ka deklaruar Ramadani pas ndeshjes.

Kujtojmë Ramadani me Trepçen ’89 fitoi titullin kampion sezonin e kaluar në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply