KM Liria kthehet me dy medalje nga turneu memorial “Jozes Svoboda”në Bratisllavë

Gjatë ditës së shtunë në Bratisllavë të Sllovakisë është mbajtur edicioni i tretë i turneut memorial në mundje stil të lirë, “Jozes Svoboda”, ku mes dhjetë shteteve pjesëmarëse, garoi edhe klubi i mundjes Liria nga Shkupi, i prirë nga nënkryetari Amet Ademi, legjenda e mundjes në vendin tonë Shaban Sejdiu dhe trajneri Bujamin Ebipi.

Klubi shkupjan në këtë turne u përfaqësua me gjithsej 6-të mundës, edhe atë: Minir Rexhepi, Elmedin Sejfullau, Riad Rexhepi, Fati Vejseli, Raif Kamberi dhe Fati Qaili.

Minir Rexhepi në kategorinë deri me 57 kg doli të jetë i artë, derisa Elmedin Sejfullahu në kategorinë deri 61 kg duheshe të pajtohet me medaljen e argjendtë.

Ishin këta dy mundësit e KM Liria që u kurorëzuan me medalje nga ky turne i fuqishëm memorial, që organizohet për çdo vit.

Leave a Reply