Mançester Siti bënë dy super goditje

Mançester Siti që këtë vit nuk arriti që të sigurojë ndonjë titull në Angli, është duke menduar për merkaton e verës, që veçmë ka filluar. Drejtuesit e “pasanikëve” nga Mançesteri janë të gatshëm për të bërë një super merkato këtë verë për të fituar tituj në Angli, pse jo edhe në Evropë.

Strategu spanjoll, Pep Guardiola ka piketuar dy futbollistë që sipas tij do ta ndihmonin ekipin e Sitit të rikthehet më i fortë se kurrë për të luftuar për titullin e  kampion në Premier Ligë.

Bëhet fjalë për Pier Emerik Aubamejang dhe Dani Alvesh, të cilët do të largohen nga skuadrat e tyre respektive ku luajnë për të vijuar karrierën diku tjetër.

Dani Alvesh pritet të vijë si transferim i lirë, ndërsa për sulmuesin nga Gaboni, Guardiola Borusia Dortmundit është i gatshëm ti ofrojë plot 70 milionë euro.

Obamejang ishte shumë pranë transferimit te Paris Sen Zhermeni, mirëpo gjërat devijuan, ashtu që për sulmuesin e Dortmundit tashmë shfaqet pista Mançester Siti.

Leave a Reply