Ja si do duket Barcelona e sezonit 2017/2018 (FOTO)         

Anësori i djathtë i Arsenalit, Ektor Belerin, sulmuesi i Borusia Dortmundit, Usman Dembele dhe mesfushori i Paris Sen Zhermenit, Marko Verati janë tre preferencat e skuadrës së Barcelonës për merkaton e verës.

Në rast se ndodh një gjë e tillë dhe që të tre i bashkohen skuadrës “katalunase”, formacioni titullarë i Barcelonës gjatë sezonit 2017/2018, vërtetë do të ishte shumë tërheqës.

Ylli argjentinas, Lionel Messi do të mund të tërhiqej më mbrapa nga ana e trajnerit Ernesto Valverde, mirëpo  forca sulmuese e “katalunasve” do të ishte vërtetë shumë e rrezikshme edhe përkundër këtij fakti dhe e njëjta do ishte vdekjeprurëse për kundërshtarët e Barcelonës.

Më poshtë në foto keni njërin prej moduleve të formacionit të Barcelonës për sezonin e ri 2017/2018.

 

Leave a Reply