Arsenali tre gola ndaj Këllnit për tre pikët e para në Evropë (VIDEO)

Skuadra e Arsenalit me përmbysje ka shënuar fitore 3:1 në ndeshjen e parë të grupit  “H” ndaj Këllnit në “Emirates Stadium” në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Liga Europa, e cila u shtye për një orë për shkak të trazirave të shkaktuara nga ana e tifozëve gjerman.

“Topçinjtë” e panë veten në disavantazh pas 9-të minutash lojë me Kordoba që shënoi një gol të shkëlqyer, ndoshta golin më të bukur të kësaj mbrëmje në ndeshjet e Liga Europa.

Pavarësisht sulmeve të rrezikshme të vendasve fraksioni i parë u mbyll me epërsinë e skuadrës gjermane.

Në të dytën Kolashinac i sapo futur në fushë barazoi rezultatin në minutën e 49-të,  ndërsa Aleksis Sançez dyfishoi rezultatin në minutën e 67-të, duke regjistruar golin e parë për këtë sezon me fanellën e “Topçinjve”.

Arsenal shënoi edhe golin e tretë me anë të Bellerin pak para fundit të takimit. Pas këtij suksesi Arsenal kryeson Grupin H me 3 pikë, pas tyre vijnë Crvena zvezda dhe BATE që barazuan 1-1 në takimin mes tyre.

Leave a Reply