“Manita” e Milanit ndaj Austria Vienës (VIDEO)

Milani sonte tregoi fytyrën e vërtetë, duke bindur në ndeshjen e parë të grupit “D” në transfertën ndaj Austria Vienës, shkruan “infOSport.mk”.

Të besuarit e trajnerit Vinçenco Montella shënuan fitore me rezultatin 5:1, ku figurë qendrore rezultoi të jetë sulmuesi portugez, Andre Silva, i cili realizoi “hat-trik”. Përveç tij në listën e golashënuesve te Milani u regjistruan edhe Çalhanoglu dhe Suso, teksa golin e vetëm për skuadrën austriake e realizoi, Borkoviç.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Rijeka u mund në teren vendas nga AEK-u me rezultatin 1:2.

Leave a Reply