Dembele-Nejmar, çfarë koinçidence! Dëmtohen në të njëjtin vend, minutë dhe ndeshje!

Nuk ka nisur në mënyrën më të mirë aventura e Ousmane Dembele me Barcelonën. Ylli francez pas ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve ndaj Juventusit, të shtunën bëri edhe debutimin zyrtarë në La Liga, duke u paraqitur që nga minuta e parë në ndeshjen e javës së katërt ndaj Getafe.

Sulmuesi francez u dëmtua në minutën e 25-të, dhe me shumë mundësi do të mbetet 3 javë jashtë fushave të futbollit. Gjatë ditës së sotme pritet të dalin edhe informacione më të detajuara lidhur me dëmtimin e tij muskulor, që është evidentuar fillimisht.

Ndërkohë është zbuluar edhe një detaj shumë interesant lidhur me dëmtimin e talentit francez. Dembele është dëmtuar në të njëjtën minutë si Nejmar në debutimin e tij, dhe në të njëjtin pozicion si tre vite më parë.

Tashmë mbetet të shohim ecurinë e tij me “katalunasit” dhe nëse Dembele do të ketë fatin e njëjtë të brazilianit Nejmar, i cili gjatë qëndrimit të tij në “Kamp Nou” shkëlqente, por që gjatë merkatos së kësaj vere vendosi të ndërrojë ambient, duke pranuar transferimin te skuadra e Paris Sen Zhermenit.

Leave a Reply