Shifra të firkshme të Levandovskit në Bundesligë

Bajerni i Munihut të shtunën në “Alianc Arena” me rezultatin 4:0 mundi Majncin, duke treguar edhe njëherë tjetër supremacinë e tij, por festa ishte e Robert Levandovskit, që realizoi golat e tij me numër 81 dhe 82 në 100 ndeshje me fanellën e skuadrës “bavareze”.

Ishte kjo ndeshja e tij e 100-të jubilare me Bajernin, për të cilën skuadër ka të shënuar plotë 82 gola.

Ndryshe në total, Levandovski në Bundesligë ka regjistruar plotë 156 gola në 231 ndeshje, duke pasur parasysh se në 131 ndeshje me Borusinë e Dortmundit kishte shënuar 74 gola.

Leave a Reply