Shvercerat si gjithmonë pranë Shkupit (FOTO)

Tifo grupi ultras i FC Shkupit, “Shvercerat” nuk munguan as në ndeshjen ndaj Sileksit të zhvilluar të dielën në Kratovë. Edhe pse kishte ndalesë për udhëtim zyrtarë të tifozëve mysafir në këtë ndeshje, megjithatë një numër i “Shvercerave” ishin prezent për ta përkrahur Shkupin në këtë sfidë.

Mbështetja e tyre në tribuna, iu dha zemër më shumë lojtarëve “bardheblu” në fushë për të luajtur, të cilët fituan transfertën me rezultat minimal 0:1, ku golin e vetëm e realizoi Stojkovski në minutën e 45-të.

Foto: O. Arsovski

Leave a Reply