Messi “shou”, 4 gola ndaj Eibar për fitoren e 5-të me rradhë në La Liga (VIDEO)

Messi është i pandalshëm këtë sezon në La Liga. 5 ndeshje 9 gola numëron ylli argjentinas me Barcelonën sezonin e sa po filluar në elitën e futbollit spanjoll, përfshirë sonte 4 golat e shënuar ndaj Eibar, shkruan “infOSport.mk”.

Barcelona falë paraqitjes së tij të shkëlqyeshme në fund shënoi fitore me rezultatin 6:1, ku nga një gol realizuan edhe Paulinjo dhe Dani Suarez, teksa golin e nderit për mysafirët në “Kamp Nou” e realizoi Enrich.

Në ndeshjen e zhvilluar më herët Valencia me rezultatin e thellë 5:0 mundi Malagën. Pas 5 xhirove të zhvilluara Barcelona është e pagabueshme dhe e vetme me 15 pikë kryeson renditjen tabelare, duke lënë pas vetes Seviljën me 10 pikë, teksa Valencia falë triumfit sonte renditet në pozitën e tretë me 9 pikë të tubuara.

 

 

 

 

Leave a Reply