Barcelona me interes për motorin e pandalshëm të Francës

Motori i mesfushës së skuadrës finaliste të Francës në Kampionati n Botëror në Rusi, N’Golo Kante po ndiqet nga kampionët aktual të Spanjës, Barcelona, njofton “Sky Italia”, përcjellë “infOSport.mk”.

Skuadra “katalunase” është e gatshme të ofrojë një shumë të konsiderueshme të hollash, plus edhe një futbollist, për të transferuar mesfushorin e palodhshëm në “Kamp Nou”.

Me shumë gjasa futbollisti që do të përdoret nga ana e Barcelonës në këtë transferim eventual, është Andre Gomesh, i cili shumë pak po merr hapësira nga trajneri Ernesto Vvalverde.

Kante, Çelzit iu bashkua verën e vitit 2016-të nga Lester Siti për një shumë prej 32 milion sterlina, ndërsa pasi kishte fituar titullin kampion me “dhelprat”, e fitoi atë sërish pas 12 muajve me skuadrën nga “Stemford Brixh”.

Leave a Reply