“Beshiktash Arena” do të pret Superkupën e Evropës 2019

Përballja ndërmjet fituesit të Ligës së Kampionëve dhe Liga Evropës për sezonin 2018-19 do të luhet në stadiumin “Beshiktash Arena” të Stambollit. Kështu ka vendosur komiteti ekzekutiv i UEFA-së që ndeshja e Superkupës së Evropës në vitin 2019 të luhet në Stamboll të Turqisë.

Në garë për të fituar këtë ndeshje të Superkupës së Evropës  ishte edhe Shqipëria me stadiumin “Arena Kombëtare”,  ndërsa së bashku me ta ishin edhe ai i Tuluzës në Francë, i Astanës në Kazakistan, Vindors Park në Irlandën e Veriut, i Gdanskut në Poloni dhe Semi Ofer në Haifa të Izraelit.

“Beshiktash Arena” është një nga komplekset më moderne të Turqisë. I hapur në vitin 2016 ai është ndërtuar në zemër të Stambollit dhe ka kushtuar plot 100 milionë Euro. Me kapacitet 43 mijë vende, stadiumi i Beshiktashit është një nga projektet më të bukura të realizuara vitet e fundit në qytetin më të madh turk.

Leave a Reply