Pobeda shkarkon trajnerin Shterjovski

Pobeda ka shkarkuar trajnerin Zoran Shterjovski. Shkas për një hap të tillë të ndërmarrë nga ana e drejtuesve të skuadrës nga Prilepi kanë qenë  rezultatet negative, përfshirë këtu edhe disfatën e fundit ndaj Rabotniçkit.

Edhe pse skuadra nga Prilepi gjatë 45 minutave të para avansonte me rezultatin 2:0, në fund ata pësuan disfatë me rezultatin 4:2. Kjo bëri që vetë Shterjovski të ofrojë dorheqjen, e cila ishte pranuar nga ana e drejtuesve të Pobedës, stërvitjen e së cilës skuadër gjatë ditës së sotme e udhëhoqën dy trajnerët ndihmës, Vrshkoski dhe Kebakoski.

Pas 6 xhirove Pobeda nën drejtimin e Shterjovskit grumbulloi vetëm 5 pikë, duke regjistruar 1 fitore, 2 barazim dhe 3 disfata.


SHIH RENDITJEN TABELARE PAS 6 XHIROVE NË LPFM


 

Leave a Reply