Gostivari fitues i derbit të Pollogut, mundin Teteksin

Gostivari ka shënuar një fitore me shumë vlera në derbin e Pollogut ndaj Teteksit, duke vazhduar serinë e rezultateve pozitive në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Mensur Jakupi falë golit të shënuar nga ana e sulmuesit Boban Mariq në minutat shtesë të takimit shënoi fitore 2:1, që ishte e 3-ta në këtë fillim sezoni.

Fillimi i ndeshjes nuk rezultoi pozitiv për skuadrën vendase, e cila pa veten në disavantazh vetëm pas dy minutave lojë, kur Meriton Saliji kaloi në epërsi skuadrën e Teteksit. Ishte ky një dush i ftohtë për futbollistët vendas, të cilët më pas morrën lojën nën kontroll.

Pas disa tentativave dhe rasteve të humbura Gostivari në minutën e 24-të me anë të Ersin Fetahit solli simetri në rezultat, teksa në minutat shtesë të takimit, Boban Mariq solli gëzim të madh në mesin e futbollistëve vendas, duke shënuar golin e fitores, që mban Gostivarin të vetëm në pozitën e parë me 10 pikë të tubuara.

Leave a Reply