Ja si do të ishte renditja në LPFM, nëse ndeshjet do zgjasnin 45 minuta

Shkëndija kryeson kampionatin pas 7 javëve të para në elitën e futbollit vendor me 19 pikë. “Kuqezinjtë” kanë arritur 6 fitore dhe vetëm një barazim, duke shënuar plotë 23 gola dhe duke pranuar 7. Pas tyre me 14 pikë renditet surpriza e këtij kampionati, Akademia Pandev, teksa Vardari me 13 pikë renditet në pozitën e tretë, njofton “infOSport.mk”.

Por si do të ishte renditja nëse do të merrnim parasysh vetëm 45 minutat e para?

Të Shkëndija nuk do të ndryshonte asgjë sa i përket pozitës, pasi ata sërish do të ishin të parët në tabelë, mirëpo me vetëm 15 pikë, teksa në këtë rast vendi i dytë do i takonte Vardarit me 12 pikë të fituara.

FC Shkupi do të kishte të njëjtin numër të pikëve 11, mirëpo do të ishte i pozicionuar në vendin e tretë, një pozitë më lartë se tabela zyrtare, teksa Pelisteri në renditjen me 45 minutat e para do të ishte në vendin e katërt me 10 pikë.

Humbësi më i madh në këtë rast do të ishte Akademia Pandev, që pas 45 minutave të para ka tubuar vetëm 8 pikë, 6 më pak se 14 pikët që i ka për momentin. Skuadra nga Strumica do të pozicionohej në vendin e pestë, para Sileksit në vendin e 6-të me 7 pikë, Pobeda dhe Renova me nga 6 pikë do renditeshin në pozitat 7 dhe 8, teksa dy pozitat e fundit do të ishin për Rabotniçkin dhe Skopjen.

Gjithsesi kjo është një renditje sa për statistika që tregon edhe ecurinë e skuadrave në 7 javët e para.

 

Leave a Reply