LPFM, java e 8-të nën hijen e derbit shqiptarë

Java e tetë në elitën e futbollit vendor do të kalojë nën hijen e derbit shqiptarë,  Shkëndija –  Renova, njofton “infOSport.mk”. Është pa dyshim kjo ndeshja që do të zgjojë më shumë interesim në përballjet e sotshme në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku “kuqezinjtë” shihen si favorit të mëdhenj ndaj Renovës së plagosur, që assesi të rimer veten këtë edicion.

“Gjipspunuesit” pas 7 javëve të para kanë arritur vetëm një fitore, ndërsa bazuar në formën momentale të futbollistëve të Shkëndijës dhe bilancin e tyre prej 6 fitoreve dhe vetëm një barazimi, atëherë të besuarit e trajnerit Kostov, do ta kenë shumë të vështirë për të nxjerrë një rezultat pozitiv nga kjo përballje. Megjithatë kur janë në pyetjet derbi ndeshjet lokale, çdo gjë është e mundur.

Një përballje me shumë paqartësi pritet të jetë ajo në Çair midis Shkupit dhe Pelisterit. “Bardhekalërit” janë në një seri prej 4 ndeshje pa disfatë (3 fitore dhe 1 barazim), ndërkohë në anën tjetër skuadra nga Manastiri në 4 ndeshjet e fundit nuk dinë për fitore (3 disfata dhe 1 barazim), transmeton “infOSport.mk”.

Rabotniçki me trajnerin e ri Goran Stankovski do të orvatet për të marrë tre pikë të plota përballë Sileksit, ndërkohë në Prilep mejdanin do të ndajnë dy skuadrat e fundit në tabelë, Pobeda dhe Skopje.

Ndeshja ndërmjet Akademia Pandev dhe Vardarit është shtyrë, për shkak obligimeve të kampionëve në fuqi në ndeshjet në grupe të Liga Evropa. “Kuqezinjtë” nga Shkupi të enjten do të zhvillojnë edhe ndeshjen e tyre të dytë në kuadër të grpit “L”.

 

LPFM, Java VIII

Akademija Pandev E shtyrë Vardari
Pobeda 27.09. 15:30 Skopje
Rabotniçki 27.09. 15:30 Sileksi
Shkendija 27.09. 15:30 Renova
Shkupi 27.09. 15:30 Pelisteri

Leave a Reply