FFM cakton dyshen e arbitrave për derbin Juventus Serava-Futsal Shkupi

Të dielën në palestrën “Enver Idrizi” në Çair do të zhvillohet derbi ndeshja e javës së dytë në futsal midis Juventus Seravës dhe Futsal Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo pa dyshim ndeshja më interesante e kësaj jave, që do të zgjojë interes të madh në mesin e dashamirëve të futbollit në palestër në komunën e Çairit dhe  më gjërë. Tashmë FFM ka caktuar edhe emrat e dyshes së arbitrave që do të ndajnë drejtësinë në këtë përballje, e cila zhvillohet të dielën me fillim në ora 18:00.

Dejan Dimitrijeviç dhe Toni Stojanovski janë dy emrat e arbitrave që do ndajnë drejtësinë në këtë super ndeshje.

Po të njëjtin ditë, vetëm një orë më vonë në Tetovë SEEU do të mirëpret Astibon, teksa Mal Ajaks me fillim në ora 16:30 në Shtip do të përballet me Cikon.

Velesi do të luaj në transfertë përballë Hedisit, ndërkohë të shtunën Kratova me fillim në ora 18:00 do të luaj ndaj Zhelezarecit.

 

Liga e Parë e Maqedonisë në Futsal, Java II

 

JUVENTUS SERAVA 18:00h (01.10) FUTSAL SHKUPI
SEEU TETOVË 19:00h (01.10) ASTIBO
MAL AJAKS 16:30h (01.10) CIKO
HEDIS 18:00h (01.10) VELESI
KRATOVA 18:00h (30.09) ZHELEZARECI

Leave a Reply