Aguero flet pas aksidentit që pësoi në Holandë

Sulmuesi i Mançester Sitit ka pësuar aksident gjatë rrugës për në aeroport në Amsterdam. Serxhio Aguero ka rrëfyer aksidentin me taksi në Amsterdam që i ka lënë një bri të thyer.

Sulmuesi argjentinas ka pësuar aksident gjatë rrugës për në aeroport pas përfundimit të koncertit të këngëtarit Maluma në Holandë.

Por, një gabim nga taksisti bëri që vetura të përplasej me një shtylle.

“Taksisti me të cilin isha duke udhëtuar bëri një kthesë të gabuar dhe u godit me një shtyllë”, shkroi Aguero në rrjetet sociale.

“Ishte një goditje e fuqishme por rripi i sigurimit e parandaloi që të jetë më keq”, theksoi ai.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply