UEFA vendos për zhvillimin e ndeshjes kundër Lincoln, Prishtina gjen shpëtim te skuadrat kosovare

UEFA ka vendosur për zhvillimin e ndeshjes paraeliminatore të Liga Europa, Lincoln – Prishtina, teksa skuadra fituese e Kupës së Kosovës janë mobilizuar për të mbledhur 20 futbollistë për këtë takim.

Prishtinasit kanë falënderuar publikisht skuadrat e Feronikelit, Llapit, Trepçës ’89, Flamurtarit, Ballkanit, Drenicës dhe Vushtrrisë për ndihmën e ofruar për huazimin e lojtarëve, në mënyrë që Prishtina të paraqitet denjësisht në  Europë.

“Pas argumentit të shpalosur të FC Prishtina, UEFA ka dhënë vendimin e saj që ndeshja duhet të zhvillohet.

Prishtina do të përfaqësohet me skuadër tjetër dhe me jo pjesëmarrës që ishin në Gjibraltar.

FC Prishtina publikisht falënderon skuadrat e Feronikelit, Llapit, Trepçës ’89, Flamurtarit, Ballkanit, Drenicës dhe Vushtrrisë që në mënyrë urgjente i kanë dal në ndihmë Prishtinës.

Prishtina që nga pranimi në UEFA iu ka gëzuar çdo rezultati pozitiv të skuadrave tona në arenën ndërkombëtare, sepse suksesi në Evropë ndihmon të gjithë futbollin kosovar.

Prishtina me përulje iu falënderon!

Përndryshe, FC Prishtina po lufton që ndeshjen të shtyj për të shtunën më 22 gusht dhe jo të premten më 21 gusht siç kanë vendosur vendasit e Lincoln.

FC Prishtina do të testojë të gjithë ekspeditën duke mos ia lënë asgjë rastit.

Shpresojmë të na ecën fati dhe mos të kemi shqetësime më me të infektuar”, njoftuan nga klubi i Prishtinës përmes faqes zyrtare në “facebook”.

 

Leave a Reply