Shkëndija mysafir në Manastir, Renova gjen shpëtimin te Pobeda

Java e 9-të në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet në dy ditë. Dita e sotme dhuron 4 përballje mjaft interesante, ndërsa e diela është e rezervuar për derbin lokal shkupjan, midis Vardarit dhe Shkupit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kryesuese e Shkëndijës do të përballet me Pelisterin në Manastir. Është ky momenti dhe rasti më i mirë i skuadrës tetovare për hakmarrje ndaj skuadrës së Pelisterit, për atë disfatë të edicionit të kaluar në finalen e Kupës së Maqedonisë. “Të gjelbërit” nga Manastiri ndodhen në një seri negative, duke mos fituar në 5 ndeshjet e fundit.

Ata së fundmi barazuan 1:1 në transfertën ndaj Shkupit në Çair, teksa Shkëndija në 8 xhirot e para nuk njeh disfatë, duke shënuar 7 fitore dhe një barazim. Serinë pozitive të rezultateve “kuqezinjtë” shpresojnë ta vazhdojnë edhe pas kësaj transferte, teksa Renova ndaj Pobedës beson se më në fund do të fillojë rrugën e duhur të fitoreve.

“Gjipspunuesit” pas 8 xhirove të para kanë realizuar vetëm një fitore, ndërsa me vetëm dy gola të shënuar janë skuadra me më pak gola të shënuar në kampionat.

Në lagjen “Hekurana” të Shkupit, Skopje do të mirëpret Rabotniçkin, teksa ndeshjen e tyre të dytë gjatë këtij sezoni pas asaj në kuadër të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, do ta zhvillojnë Sileksi dhe Akademia Pandev.

LPFM, Java IX

Skopje 30.09. 15:00 Rabotniçki
Pelisteri 30.09. 15:00 Shkendija
Renova 30.09. 15:00 Pobeda
Sileksi 30.09. 15:00 Akademija Pandev
Vardari 01.10.15:00 Shkupi

Leave a Reply