Trajneri i ri Imerovski, hap shkollën e futbollit për fëmijë FC Forca në Shkup

Muhedin Imerovski ka lënë futbollin aktiv në moshën 24 vjeçare, duke vazhduar karrierën e tij si trajner në shkollën e futbollit që e hapi vet për fëmijët të quajtur FC Forca.

Imerovsi u përshendet me futbollin në sezonin që lamë pas, ndërsa gjatë verës u diplomua si trajner nga ana e UEFA-së dhe FFM-së.

FC Forca është shkolla më e re e futbollit në Maqedoni, e cila ndodhet në Shkup dhe aktualisht janë të regjistruar 30 fëmijë që udhëhiqen nga Imerovski në bashkëpunim me trajnerin tjetër Samet Sinani.

Kujtojmë që Imerovski gjatë karrierës së tij në futboll ka luajtur për skuadrat si FK Euro Milk, FK Lokomotiva dhe FK SSK, ndërsa arsyeja përse u largua nga fushat si futbollist ishte për shkaqe financimi, që e detyruaj të ndryshojë kahje në këtë sport për të gjetur suksesin në të ardhmen. (SHENJA)

Leave a Reply