Bullgari Vatev ligjëron për mundje në “Mentaz Allajbegu” në Shkup

Trajneri i mundjes nga Bullgaria i njohur ndërkombëtarisht, Kirill Vatev do të mbajë seminar në palestrën e sportit “Mentaz Allajbegu” në Shkup. Federata e Mundjes së Maqedonisë në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të vendit tonë dhe Federatën Ndërkombëtare të Mundjes (UËË), ka organizuar një seminar për trajner që do të mbahet në lokalet e klubit Liria, që do të udhëhiqet nga trajneri Vatev.

Në këtë seminar do të marrin pjesë dhe do të jenë mysafirë shumica e klubeve të Maqedonisë në mundje, me Vatevin që do t’i mësojë të pranishmit për pjesën teorike dhe praktike të mundjes moderne. Seminari në fjalë do të zhvillohet një jave në hapësirat e “Mentaz Allajbegut”. (SHENJA) 

Leave a Reply