Shqipëri-Itali, Tare thotë fiton Kombëtarja shqiptare!

Ish reprezentuesi i Shqipërisë, Igli Tare, i cili aktualisht luan rolin e drejtorit sportiv te skuadra e njohur italiane e Lacios, në një prononcim për mediat italiane ka folur për ndeshjen e 09 tetorit midis Shqipërisë dhe Italisë që do të zhvillohet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Tare në një prononcim për “Premium Sport” para ndeshjes së djeshme të “lacialëve” ndaj Sassuolos mes humorit ka komentuar se si mund të përfundojë ndeshja që do të zhvillohet në Shkodër.

“Shqipëri-Itali? Me siguri që do të fitojë Shqipëria (qesh)”, – tha shkurt Tare për “Premium Sport”.

Tare gjithashtu foli edhe për momentin dhe mundësinë që Lacio këtë vit të jetë në mesin e atyre skuadrave që do të siguronte një vend për në Ligën e Kampionëve gjatë sezonit të ardhshëm.

Leave a Reply