Skënderbeu ec sigurtë, vjen fitorja e parë për Partizanin (VIDEO)

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 5-të, të Superligës, e cila ka regjistruar rezultate surprizë dhe gola në të gjitha takimet.

Skënderbeu vazhdon ecurinë pozitive, teksa pas fitores 2:1 kundër Laçit kryeson kampionatin me 13 pikë.

Lushnja-Kukësi (Përmbledhje)

Lushnja-Kukësi (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 12 октомври 2017 г.

Pas tyre vijon të jetë Kukësi me 10 pikë, ndërsa Flamurtari i Useinit dhe Pollozhanit pozicionohet i treti me 8 pikë.

Ka ngjeshje në fundin e renditjes. Lushnja mbyll tabelën e klasifikimit me 2 pikë. Partizani, Vllaznia dhe Luftëtari kanë pikë të barabarta, nga 5 secili ekip.

Vllaznia-Flamurtari (Përmbledhje)

Vllaznia-Flamurtari (Përmbledhje)

Публикувахте от DigitAlb в 12 октомври 2017 г.

“Të kuqtë” gjetën suksesin e parë në Superligë duke mposhtur 2:1 Teutën, ndërkohë që në mesin e tabelës gjendet Teuta me 7 pikë në vendin e 4-të dhe Kamza e Laçi që ndjekin durrsakët me pikë të barabarta, nga 6 secila skuadër.

Për fitoren e Partizanit u përkujdesën  Trashi dhe Sukaj i cili shënoi nga pika e bardhë, teksa golin e nderit për Teutën dhe njëherit të parin në këtë ndeshje e realizoi Dosti. Vendasit tek të cilët për gjatë 90 minutave luajti Nijas Lena, këtë ndeshje e mbyllën me 9 futbollistë pas kartonëve të kuq të Shehajt dhe Dediç.

 

Superliga shqiptare, java V

Lushnja 0-2 Kukësi
Vllaznia 1-1 Flamurtari
Luftëtari 1-2 Kamza
Skënderbeu 2-1 Laçi
Teuta 1-2 Partizani

Leave a Reply