Takaj mirret vesh, Skenderbeu-Partizani luhet pa tifozë serb!

Skenderbeu i Korçës të enjtën në “Elbasan Arena” do të përballet me Partizanin e Beogradit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Liga Evropa. Presidenti i skuadrës korçare Ardian Takaj ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Partizanit, që këta të fundit të udhëtojnë drejtë Shqipërisë pa tifozë mysafirë, ndërsa e njejta do të ndodhë edhe me tifozët shqiptarë në takimin që do të luhet në Serbi.

“Do të jetë vetëm delegacioni i tyre me rreth 50 veta, ashtu siç do të jetë edhe i joni në Beograd. Kjo duhet trajtuar vetëm si një ndeshje futbolli. Nuk na lejohet t’i japim nota nacionalizmi dhe duhet të tregojmë qytetarinë dhe kulturën tonë”, tha Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj.

Numri 1 i Skenderbeut për objektiv në këtë sfidë ka që skuadra e tij të shënojë edhe fitoren e parë në grupet e këtij kompeticioni për këtë sezon.

“Në grupin tonë, ne jemi me 1 pikë, Young Boys ka 2 dhe 6 ka Dinamo e Kievit dhe në rast se ne fitojmë, na rriten shumë shanset që ne të kalojmë grupin dhe kjo është një nga objektivat e momentit”, ka përfunduar Takaj.

Takimi Skenderbeu-Partizani luhet të enjtën me fillim në orën 21:05.

Leave a Reply