Maliqi: Me Pobedën ndeshjen e rëndësishme, tri pikët mbesin në Çair!

FC Shkupi në xhiron e 12-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë do të luaj me Pobedën e Prilepit në Çair. “Bardhekaltërtit” në këtë përballje hyjnë pas humbjes së pësuar në Tetovë nga Shkëndijë, ndërsa ndaj Pobedës kërkojnë tri pikë për t’u ngritur sa më lartë në renditjen tabelare.

“Me Pobedën na pret një ndeshje mjaftë e rëndësishme, prandaj duhet të japim maksimumin që tre pikët të mbesin në Çair. Me ndihmën e publikut tonë ‘Shvercerat’ do ta kemi më lehtë, dhe me këtë fitore do të hyjmë më lehtë në ndeshjet tjera, qëllimi është që të kemi sa më lartë në renditjen tabelore”, deklaroi Maliqi, futbollisti i FC Shkupi.

Takimi Shkupi-Pobeda luhet të mërkurën në stadiumin e Çairit me fillim në orën 14:30.

Leave a Reply