Rabotniçki mund Shkupin, lidh tre fitore rradhazi (VIDEO)

Rabotniçki nën drejtimin e trajnerit Ggoran Stankovski ka arritur që të shënojë edhe fitoren e 3-të rradhazi, duke mundur kësaj rradhe FC Shkupin në ndeshjen e javës së 13-të në LPFM, njofton “infOSport.mk”.

Rabotniçki dhe FC Shkupi zhvilluan një super ndeshje në arenën “Filipi i Dytë”, ndërsa derbin lokal e vendosi një gol i shënuar në minutat shtesë të pjesës së parë nga ana e sulmuesit nigerian, Çarls Çinedu.

Rabotniçki avanson ndaj Shkupit gjate 45 minutave te paraRABOTNIÇKI – FC SHKUPI 1:0(Çinedu 45+')

Публикувахте от infosport.mk в 29 октомври 2017 г.

Këtij goli i parapriu një super aksion i “romantikëve”, të cilët po ekzekutonin një goditje të lirë. Kur të gjithë menduan se Stjepanoviç do të godas drejt golit të Suat Zendelit, ai vendosi që të kombinojë me Velinov në të majtë, i cili mjaft mirë para portës së “bardhekaltërve” gjeti Çinedun, i cili me të majtën e tij të saktë vendosi topin pas shpinës së Suat Zendelit, i cili në këtë pjesë në dy raste shpëtoi skuadrën nga Çairi me intervenimet e tij bravuroze.

Zendeli pati disa intervenime mjaft të mira edhe gjatë pjesës së dytë, që u zhvillua në një tempo shumë të lartë nga ana e të dyja skuadrave.

Suat Zendeli si ne ditet e tij me te mira! Shpeton Shkupin, duke ndalur nje goditje te sulmuesit Stojanço Velinov…

Публикувахте от infosport.mk в 29 октомври 2017 г.

Ardian Nuhiu në fillimin e kësaj pjese vendosi që në lojë të inkuadrojë sulmuesin Emanuel Mbella, i cili vërtetë solli mjaft freski në rradhët e “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët pikërisht përmes sulmuesit francez ishin shumë afër barazimit të rezultatit në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa në minutën e 72-të goditja e Alen Jasharovskit nga gjuajtja e lirë preku rrjetën, mirëpo vetëm nga pjesa e jashtme.

Alen Jasharovski, Ai momenti kur shume pak mungonte qe te shenoj nga gjuajtja e lire

Публикувахте от infosport.mk в 29 октомври 2017 г.

Në anën tjetër Kire Markoski dhe Çinedu kishin raste mjaft të mira për të dyfishuar rezultatin, mirëpo që të dy nuk arritën të mposhtin Zendelin, i cili në minutat shtesë të takimit hasi edhe në ndihmën e Sedat Berishës, i cili shpëtoi një gol të sigurtë, duke devijuar në rivënie nga këndi një goditje të sulmuesit shtatëlartë nigerian në rradhët e “romantikëve”.

Sedat Berisha ishte i shkelqyeshem sot ne mbrojtjen e FC Shkupit. Numri 6-te i "bardhekalterve" nga Çairi ne momentet e fundit te takimit i mohoi edhe golin e dyte sulmuesit nigerian, Çarls Çinedu…

Публикувахте от infosport.mk в 29 октомври 2017 г.

Skuadra nga Parku i Qytetit me këtë fitore arriti që të tejkalojë FC Shkupin në renditje, dhe tashmë me 16 pikë renditet në pozitën e 6-të, ndërkohë FC Shkupi me 15 pikë tashmë pozicionohet në vendin e 7-të.

Leave a Reply