Shkëndija rikthehet me tre pikë nga Prilepi (VIDEO)

Shkëndija ka shënuar një fitore me shumë vlera në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit vendor, duke mundur Pobedën në Prilep me rezultatin minimal 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Golin e parë Shkëndija e realizoi vetëm pas 11 minutave lojë, kur një penalti të akorduar nga ana e arbitrit kryesor, kapiteni Ferhan Hasani e shndërroi në gol për rezultat 1:0.

Goli i Ferhan Hasanit ndaj PobedesPOBEDA – SHKENDIJA 0:1(F. Hasani 11' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в 29 октомври 2017 г.

Me këtë gol u mbyll pjesa e parë, ndërsa në pjesën e dytë ku Shkëndija sërish ishte ajo skuadra dominuese, fare në fund, në minutat shtesë të takimit pas një super kombinimi të dyfishtë mes Zhuniorot dhe Todorovskit, ky i fundit edhe më mirë gjeti para portës kundërshtare sulmuesin Besart Ibraimi, i cili në ato momente vulosi fitoren e 10-të, të “kuqezinjëve” nga Tetova, skuadër kjo që vazhdon të marshojë sigurtë drejt titullit kampion, kjo edhe për faktin se kundërshtari i tyre i drejtpërdrejtë për titullin e kampionit, Vardari  u ndal me barazim në transfertën në Kratovë ndaj Sileksit.

MBYLLET NDESHJA NE PRILEP, SHKENDIJA SHENON EDHE GOLIN E DYTEPOBEDA – SHKENDIJA 0:2(B. Ibraimi 90'+)

Публикувахте от infosport.mk в 29 октомври 2017 г.

Pas kësaj fitore Shkëndija me 31 pikë kryeson renditjen tabelare, duke lënë pas vetes Akademia Pandev me 10 pikë më pak, ndërkohë Vardari me 20 pikë të tubuara dhe dy ndeshje më pak renditet në pozitën e tretë.

Në dy ndeshjet tjera të kësaj jave të zhvilluara gjatë ditës së sotme, Rabotniçki në derbin lokal mundi FC Skupin me rezultatin minimal 1:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat Skopje më në fund arriti edhe fitoren e parë këtë edicion, duke mundur ekipin e Pelisterit.

 

LPFM, Java XIII

Skopje 1 – 0 Pelisteri
Pobeda 0 – 2 Shkëndija
Rabotniçki 1 – 0 Shkupi
Sileksi 0 – 0 Vardari

 

 

Leave a Reply