Shfajësohet Lilaj: Ja si u keqkuptova me Shehin

Sabien Lilaj, i cili ishte edhe fajtori kryesor për pësimin e golit të dytë të Skënderbeut sonte përballë Partizanit në Beograd pas përfundimit të ndeshjes tha se gjithçka ndodhi pasi në ato momente mendoi diçka tjetër.

“Pësuam dy gola, një me goditje dënimi dhe i dyti për fajin tonë. Pavarësisht se kundërshtari kishte raste të tjera, mendoj se meritonim më shumë. Ata kishin raste më shumë se ne, por luajtëm lojën tonë dhe kështu ishte fati jonë. Mendova se Shehi do të gjuante top të gjatë, por pash që ai pasoi tek unë, mendova se isha vetëm dhe ndodhi ajo që ndodhi që unë nuk kam çfarë ti bëj. Nuk e mbaj mend mirë rastin, qendërmbrojtësit ishin të hapur, i vetmi faj është i imi”, – tha mesfushori i skuadrës korçare, i cili me shumë gjasa do të rikthehet në Kombëtaren shqiptare ku pret ftesën zyrtare nga ana e Kristian Panuçit për ndeshjen miqësore të 13 nëntorit kundër Turqisë.

Leave a Reply