Nesterovski vazhdon me gola në Itali (VIDEO)

Ilija Nestervoski po vazhdon me gola në Serinë B të Italisë, pasi shënoi sërish në barazimin 2:2 të skuadrës së tij Palermos ndaj Peskarës. Nesterovski golin arriti ta shënojë në minutën e 33-të, duke çuar skuadrën e tij në epërsi për rezultat 1:2, mirëpo vendasit barazuan shifrat me Brugman në minutën e 46-të.

Për Nesterovskin ky ishte goli i 9-të i shënuar në këtë sezon me fanellën e Palermos, duke u ngjitur në vendin e dytë të golashënuesve në Seria B me një gol më pak se kryesuesi Kaputo.

Leave a Reply