FIFA jep dritën jeshile për aktivizimin e Agim Ibraimit te Domzhale!

Agim Ibraimi edhe zyrtarisht mund të luajë me skuadrën e tij të re Domzhalen e Sllovenisë. Sipas portalit slloven “Ekipa”, institucioni më i lartë i futbollit Botëror, ka dhënë dritën jeshile për aktivizimin e Ibraimit me ekipin e Domzhales.

“Procedurat janë mbyllur dhe më në fund është mbyllur kjo çështje rreth Agim Ibraimit. Pas një pritje të madhe , ai mund të regjistrohet te skuadra e Domzales, pasi FIFA dha dritë jeshile për transferimin e tij nga Astana,”  shkruhet në portalin slloven.

Futbollisti tetovar kishte probleme dokumentacionin me ish ekipin e tij të Astanës nga Kazakistanit dhe për këtë arsye nuk ishte aktiv në ndeshje zyrtare të Domzhales, ndërsa luajti vetëm në miqësore ndaj Udinezes.

Leave a Reply