“Manita” e PSZH-së ndaj Anzher (VIDEO)

Paris Sen Zhermen vazhdon të shkëlqejë dhe të frikësojë ekipet kundërshtare, duke mos i bërë hesap fare ata. Viktimë e rradhës e të besuarve të trajnerit Unaj Emeri ishte skuadra e Anzher që pësoi disfatë 5:0, njofton “infOSport.mk”.

“Parisienët” e mbyllën ndeshjen që në 30 minutat e para, teksa shënuan tre gola me Mbappe, Draksler dhe Kavanin.

Goli i shënuar në minutën e 30-të nga ana e Kavanit ishte i 100-ti i shënuar në “Ligue 1” për sulmuesin uruguaian, teksa spikat edhe veprimi spektakolar i Mbappe, i cili dhuroi asist me thembër.

Në minutën e 60-të Edinson Kavani firmosi dopietën e tij personale, ndërkohë që 6 minuta nga fundi një gjë të tillë e bëri edhe Mbappe.

Fitores së PSZH-së po i kundërpërgjigjet për momentin edhe Monako, që 10 minuta para fundit të takimit po avanson me rezultatin 6:0 ndaj Gingamp.

Kësisoj Paris Sen Zhermeni vazhdon të kryesoj në renditje me 32 pikë, 4 më shumë se Monako që mban vendin e dytë në renditje.

Leave a Reply